Ministria e Infrastrukturës bashkë me Komunën e Ferizajt, kanë prezantuar në mënyre ideore projektin e ri që ka për qëllim të rregullojë nyjat hyrëse tek Ura e Madhe, i emërtuar si projekti i rrugës për seksionin N2 të projektit rruga për qasje në Ferizaj.

Në bazë të projektit të prezantuar është paraparë që të bëhet një zgjerim i hyrje daljeve për Prishtinë Shkup e Gjilan në 4 korsi , kurse një rreth rrotullim i madh është planifikuar që të bëjë ndërlidhjen sa më funksionale dhe të lehtë për qarkullimin e veturave.
Qamil Feka udhëheqës i projektit shpjegon se kompania e kontraktuar, Infra Plus ka hartuar 3 variante të cilat do të prezantohen para publikut dhe pas vërejtjeve e sugjerimeve do të vendoset edhe projekti final për të cilin pritet të fillojnë punët në pranvere. Ndërsa drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, ka thënë se do të koordinohen të gjitha punët në mënyrë që projekti të jetë sa më funksional.

Kurse për vërejtjet e qytetarëve thanë se do të shqyrtohen në bazë të arsyeshmërisë së tyre. Mirëpo banorë dhe pronarë të bizneseve në rrugën “Rexhep Bislimi” thanë kjo rrugë nuk ka nevojë të zgjerohet pasi që është afër autostrada Prishtinë -Shkup. Shfaqën disa vërejtje edhe për kyçjet e reja dhe për pengesat e tjera që do të shfaqen gjatë kohës së punimeve. Projekti i nyjës së seksionit N2 të Projektit rruga për qasje në Ferizaj po përgatitet që të fillojë të realizohet pas pak muajsh.

Ai do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga një kredi e butë që do të marrë qeveria e Kosovës në vlerë 28 milionë euro. Dhe me këto mjete janë paraparë edhe disa projekte të tilla në 4 qendrat më të mëdha të Kosovës. Në nyjën e Ferizajt është paraparë që të fillojë puna nga fshati Prelez në një gjatë si rreth 4 kilometra dhe punimet pritet të zgjasin rreth dy vite.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.