Sipas njoftimeve në mediat amerikane, janë duke u përgatitur vazhdimet e radhës të filmit fantastiko-shkencor, “Avatar”, i pari prej të cilëve pritet të publikohet në vitin 2020.
Filmi nga viti 2009 i James Cameron u bë hit i madh, prandaj qe një kohë të gjatë pritet vazhdimi i tij.
[embedded content]
Filmbërësi i njohur kishte thënë në vitin e kaluar se planifikon t’i realizojë katër vazhdime, ndërsa tashmë po raportohet se disa pjesë të vazhdimeve po realizohen njëkohësisht.
Sipas BBC News, vazhdimet e radhës do të titullohen: “The Way of Water”, “The Seed Bearer”, “The Tulkun Rider and Avatar” dhe “The Quest for Eyëa”. Kjo do të thotë se filmat nuk do të emërtohen me numra.
Realizimi i vazhdimeve të filmit “Avatar” ka nisur që nga viti 2017, ndërsa buxheti besohet të jetë mbi një miliard dollarë.
“Avatar: The Way of Water” do të jepet premierë më 18 dhjetor të vitit 2020, ndërsa do të pasojë lansimi i “Avatar: The Seed Bearer”, më 17 dhjetor 2021.
Dy vazhdimet tjera do publikohen më 20 dhjetor 2024 dhe 19 dhjetor 2025, raporton NME.
Sipas burimeve jozyrtare, pjesë e vazhdimit të parë do të jetë edhe aktorja Kate Winslet. /Telegrafi/