Është arrestuar një person në qytetin e Gjakovës pasi i njejti ka rrahur gruan e tij.
Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, kurse viktika me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 12.02.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar ë strehimore ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rast i njejtë ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prishtinë.
“Viktima femre kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj mashkull kosovar me të cilin është në proces shkurorëzimi është kanosur nga i njëjti”, thuhet në njoftimin e policisë.