Në Spitalin e Ferizajt për herë të parë pas një kohe të gjatë nuk ka pacient me COVID-19 që po trajtohet.
Më herët gjatë ditës u njoftua se në Spitalin e Gjakovës nuk ka pacient me COVID-19 për trajtim.
“Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19. Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithë shoqëror”, thuhet nga SHSKUK-ja.