Në Zvicër azil-kërkuesve do t’u kontrollohet Facebook-u
Redaksia
Ferizaj24
4 Qershor 2018
1 min lexim
122 vizita
Autoritetet e Zvicrës janë duke shqyrtuar mundësinë që t’i përdorin të dhënat nga Facebook, Twitter dhe media të tjera sociale, për të hetuar deklarimet në lidhje me azil.
“Detajet që azil-kërkuesit publikojnë në rrjete sociale mund të na dërgojnë në përfundime që janë të rëndësishme për procedurat e azilit, duke treguar gjëra për lidhjet familjare dhe të tjera”, kanë thënë për të përditshmen zvicerane NZZ nga zyra për emigrim.
Është krijuar një grup punues për të kuptuar nëse dhe sa të dhënat e rrjeteve sociale mund të ndikojnë për aplikacionet e azilit.
Rregullat e tanishme të azilit kërkojnë që autoritet të kërkojnë vetëm identitetin e azil-kërkuesit.
Detajet
Publikuar
4 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
122
Fjalë
132