Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati i zhveshur në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.
Nëna e reperit ka theksuar se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë, transmeton Panorama.
“Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim”.
“Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë”.
“Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, ka thënë nëna e Stresit, teksa ishte e ftuar në emisionin Kjo javë në News24.
Kujtojmë se Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës, afër Dajtit.
Reperi i njohur i skenës shqiptare akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale.
[embedded content]