Të gjithë e dimë se ka mjaft njerëz që fshehin vathët në pjesë të ndryshme të trupit nga prindërit e tyre.
Por një vajzë u ‘zbulua’ në mënyrë spektakolare: në sajë të një radiografie.
Sydney Allen, 20 vjeçe, nga Clearwater, Florida , kishte vënë vathë në thithkat e gjinjve të saj, në qershor, si dhuratë ditëlindjeje nga motra e saj.
Ato vendosën të mos i tregonin nënës së tyre, pasi ajo është “pak konservatore ndaj këtyre gjërave dhe urren tatuazhet e vathët e tepërt”.
“Meqë zakonisht mbaj veshur këmishën time, mendova se do të ishte një sekret shumë i lehtë për të mbajtur” tha Sidney për Buzzfeed News.
Për fat të keq, gjithçka ndryshoi kur ajo shkoi për një radiografi rutinë me rreze X dhe mori me vete nënën e saj.
Ndërsa Sydney ka syringomyelia , një simptomë e rrallë që mund të krijojë ujë në palcën kurrizore, mjekët duhet t’i bëjnë radiografi me rreze X.
Por, Sidney nuk e dinte se rrezet X i tregojnë të gjitha metalet. Ndaj, kur doktori i dha grafinë, dy vathët ishin shumë të qartë në të dy thithkat e saj.
Sidney më pas shpërndau foton në Twitter duke shkruar titullin: “Mamaja ime mësoi sot se unë kam vathë në të dy thithkat e mia”.
Çuditërisht, kjo situatë ngjalli shumë zbavitje dhe humor tek të tjerët, dhe postimi mori mbi 35 mijë klikime dhe 159 mijë pëlqime.
Mamaja e saj ishte “dukshëm e mërzitur”, duke thënë: “Do ta diskutojmë më vonë.”
Por për fat të mirë, ajo tani ka pasur kohë për t’u mësuar me këtë ide.
“Fillimisht u tmerrova kur doli grafia, por më pas mendova se mamaja do ta mirëkuptonte, duke qenë se askush nuk mund t’i shohë nëse unë nuk ia tregoj. Tani mamaja qesh me atë pamje “, shtoi Sydney. /oranews/