Maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës në dy pjesë. Por, kësaj radhe Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por datat janë ndarë sipas regjioneve. Pjesa e parë e testit të maturës 2018 do të mbahet në fund të majit, ndërsa e dyta në fillim të qershorit. Pjesa I e afatit të parë: Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit. Më 29 maj mbahet në regjionin e Prishtinës. Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë. Pjesa II e afatit të parë: Më 5 qershor nis mbajtja e pjesës së dytë të testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit. Më 6 qershor mbahet në regjionin e Prishtinës. Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.