w 29 560x360 - Nesër ndërprehet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë.

Kjo për shkak të asfaltimit të shtresës së tretë në rrethrrotullimin e rrugës nacionale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë.

“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vije deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, kjo pjesë e kësaj magjistrale do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti”, thuhet në një njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.