Nesër nga ora 16:00 në fshatin e Rahovicë të Ferizajt do të mbahet ceremonia e varrimit të tre anëtarëve të një familje , që vdiqen tragjikisht në një aksident në Gjermani. Lajmi u bë i ditur nga një i afërm i familjes. Njoftimi: NJOFTIM Të Allahut jemi dhe te Allahu do te kthehemi. Me dhimbje ju njoftojmë se varrimi i tre Familjarëve tanë Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi, që vdiqën tragjikisht prej kthimit nga vendlindja për në Zvicër, do të mbahet nesër me datë: 21 Tetor 2020 mbas faljes së namazit të ikindis në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë - Ferizaj.