Stacioni i autobuiseve Ferizaj1 560x416 - Nga nesër, në autobus vetëm me dëshmi të vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja për parandalim të virusit COVID-19.

Masat e reja antiCOVID do të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme, përcjell ferizaj24.info.

E njëra ndër masat është edhe ajo që nga nesër qytetarët duhet të prezantojnë dëshminë për vaksinim për të përdorur transportin publik dhe atë privat.

Njëjtë do të veprohet edhe me personat që duan të hyjnë në qendra tregtare dhe gastronomi.

Këto janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi nesër:

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi RT-PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.

Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve për vaksinim në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Tani që ka filluar vaksinimi edhe i qyetatrëve mbi moshën 12 vjeçare e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartëpërmendura, mes kategorive do të lirohen personat nën 12 vjeç, personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencore të vërtetuar për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, si dhe disa kategori të tjera.

Udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat dhe atyre në qendra tregtare dhe gastronomi do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë apo i pjesshëm, mirëpo bashkë me të dëshmia e shërimit apo rezultatin negativ të RT-PCR-së.


www.foxshop-ks.com