skena1 560x416 - Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e të riut në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurve D. Sh. dhe M.M. shtetas të Kosovës, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë.

D. Sh. dhe M.M dhe një person i pa identifikuar dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të mëhershme kanë goditur me thikë E.I., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


www.foxshop-ks.com