Nga sot, taksë për brendet ndërkombëtare që vijnë nga Serbia
Redaksia
Ferizaj24
1 Janar 2019
1 min lexim
143 vizita
Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës me zgjerimin e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100 për qind.
Qeveria morri këtë vendim më 28 dhjetor, ndërsa, patën njoftuar se ky vendim hynë në fuqi më 1 janar. Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë.
Sipas Ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind, pavarësisht vendit të origjinës.
Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100 për qind.
Brendet që do t’i nënshtrohen taksës 100 % në bazë të vendimit janë Coca Cola, Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike.
Detajet
Publikuar
1 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
143
Fjalë
139