auto 16spf15476444471 560x416 - Nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizaj nuk ka grevë mjekësh, ka solidaritet

Më datë 15.01.2019, një grup i mjekëve kanë bërë një peticion si mbështetje të grupit grevist të Ortopedisë dhe Kirurgëve pran QKUK-së, e cila më shumë ka qenë si një lloj solidarteti ,ndërsa sot, më datë 16.01.2019, në grevë 24 orëshe në Spitalin e Përgjithshëm kanë qenë vetëm ortopedët. Kështu bën të ditur përmes një njoftimi për media Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt.

Mirëpo, pas takimit me grupin e mjekëve, u pajtuan që greva të pezullohet duke i dhënë shansin seancës, e cila do të mbahet më 31.01.2019 për Ligjin e pagave.

Në SP të Ferizajit nuk ka grevë dhe mbarëvajtja e punës zhvillohet normalisht, saktësohet në njoftimin për media.


www.foxshop-ks.com