Kantautorja amerikane, Tracy Chapman, e ka paditur Nicki Minaj për shfrytëzim të paautorizuar të një pjesë të këngës së saj, “Baby Can I Hold You”, në këngën “Sorry”.
Minaj akuzohet se e ka marrë tekstin dhe vijën melodike të këngës së Chapman të publikuar në vitin 1988.
[embedded content]
Tracy e ka nga ngritur padi në Gjykatën Federale në Los Angeles, për shfrytëzim të të drejtave të autorit.
Nga ana tjetër, avokatët e Nickit pohojnë se Chapman i ka refuzuar disa kërkesa të Minaj për shfrytëzimin e pjesëve të këngës për albumin e saj të katërt, “Queen”.
Ashtu që në fund, kënga “Sorry” nuk është përfshirë në albumin e ri të këngëtares – transmeton Sky News.
[embedded content]
Tracy Chapman, po ashtu, e ka akuzuar reperen amerikane se gjatë pjesëmarrjes në një emision në radio në muajin gusht të këtij viti, e ka kënduar edhe një version më të ngadaltë të këngës dhe më pas e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Kantautorja kërkon dëmshpërblim nga Minaj dhe garanci se nuk do t’i shfrytëzojë më pa leje materialet e saja muzikore. /Telegrafi/
[embedded content]