1 71 560x416 - Nis fushata ndërgjegjësuese mbi kancerin e gjirit

Me moton “Zbulo me kohë, shpëto jetën tënde” nisi sot në Ferizaj fushata ndërgjegjësuese mbi kancerin e gjirit.

Për të shënuar fillimin e kësaj fushate, e cila mbështetet nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, u mblodhën anëtaret e Kuvendit të Komunës, drejtoret e drejtorive komunale si dhe aktiviste nga shoqëria civile të prira nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi.

Me bluza që mbanin mbishkrime të ndryshme motivuese dhe broshura informuese bartëset e kësaj fushate u shpërndanë në qytet për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.

Kjo fushatë do të zhvillohet me një numër aktivitetesh gjatë këtij muaji, muaj ky i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, me ç’rast do të shtrihet edhe në fshatrat e Ferizajt, e që do të kulmoj me marshin tashmë tradicional që do të organizohet më 16 tetor.

kanceri i gjirit1 - Nis fushata ndërgjegjësuese mbi kancerin e gjirit

 


www.foxshop-ks.com