w 9 560x416 - Nis gjykimi ndaj Zharkut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur gjykimi ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në seancën e parë gjyqësore, gjykatësi ka lexuar aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj Zharkut.

Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit të shkuar për veprat e dyshuara për periudhën sa ishte kryetar komune në vitin 2010.

Sipas akuzës, Zharku më 2010 ia kishte dhënë një parcelë për shfrytëzim një kompanie private, ndërkohë ia kishte shitur një tjetre pa të drejtë ligjore.

Kompania blerëse kishte ndërtuar objekt banesor dhe kishte paditur komunën. Gjykata ia kishte njohur të drejtën kompanisë dhe prona kishte kaluar në emër të blerësit.

Zharku nuk kishte lejuar zyrtaren ligjore të iniciohet një ankesë në shkallë të dytë. Pos keqpërdorimit të detyrës, Zharku tani përballet edhe me akuzën për “ndikim i presionit”.

Pas leximit të aktakuzës, seanca u shty me kërkesë të avokates së Zharkut me arsyetimin se dokumentet e procedurës nuk i ka pranuar nga Prokuroria.

Zharku është duke u mbrojtur në liri.

Xhabir Zharku në vitin 2011 ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale detyrim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa pas kësaj ishte arratisur, raporton Koha.net. Qysh nga arratisja e tij ka jetuar në Suedi e në disa raste ka marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut qëndroi në arrati në Suedi. Më 7 qershor të vitit 2018 Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë. Gjykata e Kaçanikut në maj të po këtij viti kishte nxjerrë vendimin për të ndalë ekzekutimin e dënimit me burg për ish-kryetarin e arratisur të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.