w 32 560x406 - Nis projekti i zgjerimit të rrugës në hyrje të Ferizajt

Në prani të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, si dhe kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu është përuruar nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt.

Rruga e gjatë 5.7 kilometra do të financohet nga BERZh-i dhe ka koston mbi 13 milionë euro.

Hoti gjatë këtij takimi tha se është ky projekt akomodon plotësisht nevojat e qytetarëve.

“Më vjen mirë që është kompletu një projekt i cili akomodon plotësishst edhe nevojat e qytetarëve me nënkalime të nevojshme për lëvizje të lirë për integrim të të gjitha lagjeve rreth këtij projekti janë akomoduar të gjitha llojet e biznesit këtu në mënyrë që të gjitha bizneset të mos mbesin të izoluara për qasje në në infrasyrukturë”, tha Hoti.

Ai falenderoi BERZH-in që ka marrë përgjegjësinë për përfundimin e këtij projekti.

Në anën tjetër ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se ky projekt do të lëhtësojë lëvizjen e qytetarëve të Ferizajt.

“Sot jemi në Ferizaj pas një pune të gjatë këtu fillohet një projekt i cili ndryshon edhe pamjen e Ferizajt por edhe lehtëson edhe lëvizjen e qytetarëve të Ferizajt”, tha Abrashi.

I lumtur për fillimin e këtij projekti u shpreh i pari i kësaj komune, Agim Aliu, ai tha se ky projekt është nga më të veçantët në komunën e Ferizajt.

Kujtojmë se këtë vit pritet të përfundojë edhe projekti “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj.


www.foxshop-ks.com