rsz 2ferizaj 3 660x330 560x330 - Nisi dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi objekteve shkollore në Ferizaj

Se hapësirat ku zhvillojnë mësimet nxënësit ferizajas, do të jenë më të pastra dhe larg mundësisë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, dëshmohet përmes qasjes që ka qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu që së fundmi, ka rezultuar me aksionin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të objekteve shkollore në Ferizaj, menjëherë me të filluar pushimi pranveror për nxënësit.

Ky aksion që ka nisur të hënën është realizuar tashmë në 20 shkolla në territorin e Ferizajt dhe do të vijoj deri në përfundimin e plotë të këtij procesi në të gjitha shkollat e Ferizajt. Monitorimin nga afër të këtij procesi po e bën Inspektorati i Komunës së Ferizajt. Procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit në objektet shkollore mbështetet edhe në ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Ekipet profesionale që po kryejnë këtë proces me monitorimin e vazhdueshëm në të gjitha fazat nga Inspektorati i Komunës, po përdorimin pajisjet më të avancuara dhe me shtrirje më të gjerë në mënyrë që të gjitha hapësirat e frekuentueshme në objektet shkollore të jenë të pastra me fillimin e procesit mësimor.

Investimi në higjienën dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore është prioritet i qeverisjes lokale dhe për këtë është lansuar për herë të parë shërbimi i quajtur “Shtëpiaku”.
Lidhur me këtë proces, të njohur si DDD, koordinatori i Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha ka njoftuar se si i tillë duhet të kryhet së paku dy herë në vit dhe që intervenime të tilla vetëm sa garantojnë një ambient më të pastër për të gjithë shkollarët dhe stafin mësimor në shkollat e Ferizajt.
Ai tutje tha se Inspektorati i Komunës, vazhdimisht, në çdo fazë të këtij procesi bën vlerësimin dhe monitorimin e punës, që me sukses të shtrihet dhe përmbyllet në të gjitha shkollat, në qytetin dhe fshatrat e Ferizajt.


www.foxshop-ks.com