WP 560x416 - Një Ferizajas dhe një Vitiasë që u nisën nga Zvicra me biçikletë, mbërrijnë në Kosovë

Dy kosovarët që u nisën nga Zvicra me biçikletë, mbërrijnë në Kosovë
Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë, së bashku me mikun e vet Gjergj Zefi nga Ferizaj, të mërkurën, 26.08.2020 në ditëlindjen e 110 të Nënë Terezës, u nisën në një shtegtim të jashtëzakonshëm.

Nga shenjtërorja e Zojës së Bekuar, në Dreibrunnen, Wil drejt shenjtērorës në Kosovë – Letnicë

Qëllimin e tyre, 1700 km synojnë ta arrijnë me 8 shtator, në ditëlindjen e Zojës së Bekuar.

Shini para 3 viteve po kështu shtegtoi edhe në Lurd të Francës, 1200 km larg.

Ata, tashmë kanë mbërritur në Kosovë.