Një person është raportuar i vdekur si pasojë e komplikimeve ndaj koronavirusit në 24-orët e fundit. Në raportin e MSH-së, thuhet se 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Raporti i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës. Deri më sot 783.074 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.482 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048. Në total numri i rasteve aktive është 492.