Dy të vdekur dhe një e lënduar rëndë në aksident trafiku
Redaksia
Ferizaj24
28 Maj 2018
1 min lexim
122 vizita
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën për një aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, respektivisht në fshatin Lugagji të Komunës së Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.
Sipas tij, nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona ndërsa një është e lënduar rëndë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë: një autobus dhe tri vetura, shkruan Indeksonline.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik./Indeksonline/
Detajet
Publikuar
28 Maj 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
122
Fjalë
119