Një javë pas djegieve të rënda, kjo është gjendja e gjashtë të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
16 Janar 20211 min lexim0 vizita
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i një lokali në Ferizaj që ndodhi një javë më parë.
Zemaj në një konferencë për media tha se gjendja e tyre është stabile.
“Qytëtarët tanë që tanimë janë në këto shtete mike (Turqi e Austri), po vazhdion trajtimi i tyre, nga katër pacientët që janë dërguar në Turqi, Fatime Haxhi Ademi dhe Faruk Salihu janë në intubacion, ndërsa Don Bekteshi e Gent Sopaj i janë nënshtruar operimit dhe pas operimit janë në gjendje stabile.
Fidan gashi dhe Enver Xhokli janë në Austri duke u trajtuar, janë në gjendje të mirë dhe stabile”, ka thënë Zemaj.