Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët së nga data 1 korrik, mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.
ATK thotë se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e dytë të këtij viti, fillon nga data 1 korrik 2018 dhe vazhdon deri më 31 korrik.
“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro. Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro”, thuhet në njoftim.
Tërheqja e numrave fitues bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht.
Të NgjajshmeATK reagon ndaj deklaratave të Milaim Zekës ATK reagon ndaj deklaratave të Milaim Zekës Hetuesit tregojnë para prokurorit operacionin ndaj bizneseve në Ferizaj, për shmangien nga tatimi (Video) ATK denoncon llogaritë fiktive të hapura me emër të saj në ‘Facebook’ Rimburësimi i kuponëve fiskal do të ndryshojë përsëri ATK njofton fituesit për dorëzimin e plikove me kuponë fiskal