w 17 560x416 - Një muaj paraburgim për bashkësi jashtëmartesore me të miturën

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit S. Rr. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 18.03.2021, në kohë të pacaktuar në Prishtinë, përkatësisht në një banesë, si person madhor bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me të dëmtuarën – të miturën I.Sh., edhe pse i pandehuri e ka ditur se e njëjta është e moshës nën 16-vjeç, ka hyrë në bashkësi jashtëmartesore, duke kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën.

Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësit të të pandehurit që të caktohet masa e lajmërimit në stacionin policor apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pamjaftueshme për parandalimin e të pandehurit për të mos përsëritur kryerjen e veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.


www.foxshop-ks.com