Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj
Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit. Ja cfarë vakte të konsumoni për të eliminuar këtë problem:
Mëngjes
Kos me dithëra dhe 1 filxhan manaferra ose
2 vezë të ziera dhe 1 filxhan manaferra
Mes mëngjesit dhe drekës
1 grusht arra dhe 1 portokalli ose
disa shkopinj selino dhe 2 lugë çaji gjalpë kikiriku
Drekë
Sallatë: 2 gota të mëdha me perime, 1 kastravec, 2 domate, 2 karrota të vogla, 1 avokado, 1 vezë të zierë, një lugë çaji fara (luledielli, kungull ), vaj, limon, uthull
Vakt për pasdite
200 ml kos me kanellë ose
Një filxhan me copa kastraveci dhe kopër të freskët, të kombinuara me dy lugë kos.
Darkë
Peshk i pjekur, spinaq i gatuar me vaj ulliri dhe hudhër, perime të pjekura (patate, karrota, panxhar)
Konsultohuni me mjekun për të vërtetuar që këto produkte nuk ju bëjnë reaksion