Maliq Luzha nga Ferizaj thotë të mos jetë pishman për përleshjen me policinë serbe. Janë me mijëra vetë që e kanë parë këtë video. Por, pak e njohin se kush është ai që pati guximin të sulmoj policin serb, atëherë kur dhuna ndaj shqiptarëve ishte e madhe. E personi që guxoi të përballet me policinë serbe në mes të qytetit të Ferizajt është Maliq Luzha. Kanë kaluar 30 vjet nga kjo ngjarje, por 73 vjeçare e kujton fare mirë këtë përballje me policinë serbe në vitin 1989.