Nga mesi i muajit shtator qytetarët e Republikës së Kosovës që shkojnë në atë të Shqipërisë, detyrohen që të paguajnë taksë 5 euro, nëse duan të qarkullojnë në ‘Rrugën e Kombit’.
Kjo taksë u kritikua shumë dhe nuk u mirëprit mirë nga bizneset dhe shumë qytetarë, pasi numri i kosovarëve që vizitojnë Shqipërinë është shumë i madh, sidomos gjatë verës.
Mirëpo, edhepse paguajmë këtë shumë kur jemi në shtetin shqiptar, kushtet që ofron kjo rrugë sidomos tani gjatë reshjeve, janë minimale.
Derisa pjesa e Autostradës në pjesën e Kosovës është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim, një gjë e tillë nuk ndodh edhe në pjesën e Shqipërisë.
Autostrada për të cilën paguhet shuma 5 euro është e mbushur me borë dhe nuk është pastruar akoma, anipse veturat nuk ndalen së qarkulluari.
Rruga andej nuk mirëmbahet dhe në këtë mot me borë paraqet rrezik për shoferët e mjeteve të transportit.