dd 1 560x416 - Pamje nga aksidenti tragjik në Duhël, policia largon trupat e pajetë

Disa orë pasi ka ndodhur aksidenti tragjik në fshatin Duhël të Suharekës, policia është akoma në vendin e ngjarjes.

Policia veçse ka larguar trupat e tre personave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë me kamion.

Ndërsa Policia po merret me mjetët që u përfshinë në aksident: dy kamionët dhe një veturë tipit Golf 6.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Policia ka konfirmuar këtë informacion për Gazetën Express se aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

“Mund të konfirmojmë si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

Numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar së fundi. Për këtë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apele për kujdes në komunkacion.


www.foxshop-ks.com