Një aksident i rëndë trafiku, ndodhi sot në Veternik të Prishtinës, ku katër persona përfunduan të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Policia e Kosovës ka thënë për Express se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë për Express, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Klan Kosova ka siguruar momentin e përplasjes së automjetit kur gabimisht parakalon automjetin bujqësor.