Një market në Ferizaj është plaçkitur dy herë brenda javës, hajnat ende në liri.
Në rrugën “Rexhep Bislimi” marketi “BaniMarket” brenda javës është plaçkitur dy herë. Herën e parë marketi është plaçkitur më 12 Shtator ndërsa herën e dytë më 20 Shtator.
E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë por ende nuk ka asnjë të dyshuar.
Është për tu habitur se vjedhja është kryer me të njëjtën makinë dhe atë në rrugën kryesore, ”Rexhep Bislimi” e cila më së shumti është e pajisur edhe me kamera të sigurisë publike të cilat monitorohen nga policia e Ferizajt, dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Nga videot shihet se hajnat përveç që kanë marrë artikuj, kryesisht cigare, kanë dëmtuar edhe kompjuterët e këtij marketi.
Burime të Ferizajpress bëjnë të ditur se janë plaqkitur mall në vlerë rreth 5 mijë euro.
Pronarët e marketit apelojnë te të gjithë ata që përmes videos mund të njohin dikend apo kanë ndonjë informatë për këtë rast të lajmërojnë policinë.