Një grua 50 vjeçare është viktima e dytë e aksidentit në Dush të Klinës. Treni ka goditur njē veturë ku ka lënë të vdekur një grua 39 vjeçare.
Nga aksidenti pesë persona kishin marrë lëndime trupore, dy nga ta fëmijë. Dy fëmijët e lënduar vazhdojë trajtimin në QKUK ndërsa dy të tjerë në spitalin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtarë brenda, ku gjashtë nga ta janë lënduar.
“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë në Klinë dhe pastaj janë ndërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre e moshës 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibraj.