Panair i punës në Universitetin e Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
31 Maj 2018
1 min lexim
115 vizita
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), bën hapjen e Panairit të Punës, i cili organizohet për herë të parë në këtë universitet, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman dhe ekspozitën e tretë “Profesionistët e së Ardhmes 3”, të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, të mbështetur nga bizneset bashkëpunuese të Universitetit.
Në panair do të ekspozojnë produktet e tyre kompani të mëdha nga Kosova, të cilat ofrojnë vende të lira të punës.
Sipas njoftmit, do të keni mundësi që me përfaqësues të këtyre kompanive të shkëmbeni përvojat dhe idetë tuaja.
Ndërsa, në Ekspozitë përveç punimeve të shumta dhe interesante, do të mund të shihni përkushtimin e studentëve për profesionin dhe kreativitetin e tyre në punë./kosovapress/
Detajet
Publikuar
31 Maj 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
115
Fjalë
144