Paralajmërohen greva e bojkotim i punës
Redaksia
Ferizaj24
8 Janar 2019
1 min lexim
134 vizita
Personeli mjekësor, si dhe mësimdhënësit në Kosovë kanë paralajmëruar greva të përgjithshme nëse nuk përfillen kërkesat e tyre për rritje të pagave.
Personeli mjekësor ka kërkuar që Projektligji për Pagat të kalojë në të njëjtën ditë me buxhetin e Kosovës për vitin 2019, ndërsa mësimdhënësit kanë kërkuar që të ngrihen për 30 për qind koeficientet për mësimdhënësit.
Projektligji për Paga në sektorin publik, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për reformim të administratës publike, ende nuk ka kaluar në lexim të dytë. Për më shumë, nuk pritet që as këtë muaj të shkojë në Kuvendin e Kosovës, pasi që ai ende nuk ka kaluar te Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Detajet
Publikuar
8 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
134
Fjalë
145