jeronim de rada 870x5221 1 560x416 - Paralajmërohet dezinfektimi i shkollave në Ferizaj

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj do të veproj sipas urdhërit të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë në rast se në Kosovë paraqitet ndonjë person i infektuar nga koronavirusi.

Drejtori i kësaj drejtorie Afrim Llabjani, tha se momentalisht nuk ka vend për panik, por sidoqoftë do të marrin vendime për ndërprerjen e procesit mësimor varësisht rekomandimeve të nivelit qendror.

“Fatmirësisht në Kosovë ende nuk kemi të rezultuar persona të infektuar që është duke shkaktuar telashe të mëdha ne botë, tash së fundmi kemi raste edhe në regjion, ne me siguri se do të jemi në harmonizim me vendimet e tona, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë vendime të sakta dhe vendime që do të jenë në favor të mbrojtjes së qytetarëve dhe çdo vendim që do të merret në nivel qendror do të respektohet edhe nga ne“, tha Llabjani.

Llabjani, tha se kanë marrë masat e nevojshme rreth përkujdesjes së informimit të nxënësve dhe higjienës nëpër shkolla.

“Ne si Drejtori e Arsimit kemi vepruar ashtu siç është kërkuar nga Ministria e Arsimit duke shpërndarë informacione nëpër shkolla, pastaj duke u qëndruar shkollave edhe me mjete higjenike dhe po besoj që deri tani ia kemi dalë mirë, por ne do t’i shtojmë masat varësisht nga kërkesat e Ministrisë. Ne dy herë në vit dezinfektojmë shkollat, tani na ka ardhë edhe një e-mail nga Ministria për dezinfektim të shkollave dhe shumë shpejtë do të fillojmë”, tha Llabjani.

Zyrtarisht në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me këtë virus, por që shqetësimet janë shtuar pas paraqitjeve së dy personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.


www.foxshop-ks.com