Parashikimi i motit për Sot në Kosovë
Redaksia
Ferizaj24
30 Qershor 2021
1 min lexim
166 vizita
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se mot me temperatura të larta do të vijojë të mbajë edhe këtë javë.
Sot pritet të jetë më nxehtë me temperatura maksimale 35-37 gradë celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit. Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.
Detajet
Publikuar
30 Qershor 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
166
Fjalë
136