f 1508741960 9994051 560x347 - Pas 16 rasteve të reja me coronavirus, Kryetari i Ferizajt: Lehtësimi i masave u keqkuptua

Ka shkuar në 129 numri i rasteve me koronavirus në komunën e Ferizajt.


29 raste të reja janë regjistruar në tri ditët e fundit, me të shtunën që pati 16 raste. Shtimin e rasteve të reja, kryetari i Ferizajt e ka ndërlidhur me keqkuptim të lehtësimit të masave.

Nga 16 rastet e regjistruara të shtunën në Ferizaj 11 ishin nga fshati Balaj e pesë raste të tjera nga qyteti.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i komunës, Agim Aliu, ka lutur qytetarët që të shmangin ndejat familjare e daljet pa nevojë. Shtimi i rasteve vjen pasi vendi nisi me fazën e parë të lehtësimit. Të hënën pritet nisja e fazës së dytë.

“Bashkëqytetarë, virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja. Lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime. Tash kur Ferizaj po njeh sërish raste të reja me COVID-19, ju lus shmangni ndejat familjare, daljet në sheshe e rrugë pa nevojë, krijoni distancën fizike e shtoni kujdesin për higjienën personale. Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi. Gjithëçfarë ju ka munguar, si rëndom para virusit, do ta shijoni së shpejti, porse fillimisht lypset ta normalizojmë situatën duke respektuar sjelljen në kohë pandemie. Unë e di, besoj tek ju, ne bashkë do ta mundim këtë rrezik!” ka shkruar ai.

Me 129 raste të regjistruara me koronavirus, Ferizaj është komuna më e prekur në Kosovë. Në nivel vendi, nga 8 shkurti deri tash janë testuar 11585 mostra të dyshimta. 978 janë regjistruar raste pozitive. 713 prej tyre janë shëruar e 29 persona kanë vdekur.


www.foxshop-ks.com