Dje u raportua për një rast dhune në familje ku një qytetar i Ferizajit kishte rrahur gruan se nuk i kishte shërbyer çajin me kohë.
Ndaj tij u ngrit aktakuzë dhe Prokuroria ka kërkuar të shpallet fajtor.
Ndërsa, sot raportohet edhe për një rast tjetër të dhunës një familje, ku një qytetar, gjithashtu i Ferizajit, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Sipas Policisë, burri kishte kryer aktin teksa ishte në gjendje të dehur ndërsa gruaja ka pranuar trajtim mjekësor.
“Ferizaj 11.12.2018 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK’së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.