Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në një projekt filmik.
Aktori amerikan si dhe regjisori 75-vjeçar kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në filmin “Killers of the Flower Moon”, prodhuar nga “Imperative Entertainment”.
Ngjarja e filmit bazohet në vitin 1920, e cila bën fjalë për njerëzit më të pasur të botës që ishin pjesëtar të fisit Osage Indian Nation në Oklahoma.
Pasi në tokën e tyre u zbulua nafta, nisën të shëtisnin me shofer personal dhe të ndërtonin pallate luksoze dhe t’i çonin fëmijët me studime në Ecropë. Më pas, nisën vrasjet e tyre.
Një agjente e FBI-së merr çështjen në dorë dhe zbulon konspiracionin në atë që është cilësuar si një prej krimeve më monstruoze në historinë amerikane.
Ky është bashkëpunimi i gjashtë mes dyshes pas “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”.
Ndryshe, 43-vjeçari është duke punuar edhe në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/