Anëtaret e grupit “Spice Girls” kanë bërë të ditur se do të ribashkohen për një turne në Britani të Madhe dhe ky lajm i ka gëzuar shumë fansa të tyre.
Një ndër ta është edhe këngëtarja e famshme, Adele, e cila është entuziazmuar me këtë njoftim.
Për një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se sa i është gëzuar lajmit për koncertet e grupit të vajzave duke u shprehur e gatshme për t’i ndjekur ato nga afër.
Këngëtarja angleze e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj, ku shfaqet si një fanse e flaktë e “Spice Girls”.
Në prapavijë, në murin e saj, e shihen të ngjitura fotografitë e vajzave të grupit që asokohe ishte shumë i popullarizuar.
“Ha! Kështu ndihem aktualisht! Unë jam gati”, ka shkruar Adele në përshkrimin e fotografisë në Instagram.
Publikimin e saj e ka shpërndarë anëtarja e “Spice Girls”, Geri Horner, si shenjë falënderimi për mbështetjen e këngëtares së famshme. /Telegrafi/