0F0E4C46 7C78 4D4A AF2D F2FD078BA1C9 560x416 - Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët e Ferizajt janë të kalueshme

Mobilizim më i gjerë dhe tërësisht i strukturuar vërehet këtë vit nga ana e autoriteteve lokale në menaxhimin e situatës nga reshjet e borës, përkatësisht heqjen e saj nga akset rrugore në territorin e Ferizajt. Kjo ngaqë vet i pari i Ferizajt, Agim Aliu insistoi që ky proces të përfundohet me kohë që qytetarët të mos vuajnë bllokimin nga bora si në të kaluarën.

Që nga orët e pasdites së djeshme, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave si dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, përkatësisht heqjen e borës, janë vazhdimisht në terren të shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt me makineritë e tyre të rënda për pastrimin e rrugëve.

Raportimet nga terreni paraqesin gjendje të kalueshme në të gjitha rrugët lokale dhe ato që lidhin fshatrat me qytetin, ndërkohë një gjendje më e rënduar evidentohet në zonën malore të Jezercit dhe rrugët përskaj, ku niveli i lartë i reshjeve të borës ka bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve tona, ndonëse është bërë edhe ky intervenim.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ka njoftuar se autoritetet lokale bashkë me operatorët ekonomik janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje, të shpërndarë në çdo kënd të territorit të Ferizajt, andaj në funksion të evitimit të fatkeqësive eventuale, ai ka apeluar për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore.

Komuna e Ferizajt, si asnjëherë më parë ka ngritur dhe mobilizuar gjithë infrastrukturën e nevojshme në funksion të mirëmbajtjes dimërore të akseve rrugore, për të shmangur bllokimin e zonave të caktuara si dhe evituar fatkeqësitë njerëzore.


www.foxshop-ks.com