Pas shpërthimit në Ferizaj, Hoti merr këtë vendim
Redaksia
Ferizaj24
6 Janar 2021
1 min lexim
134 vizita
Dhjetëra persona janë lënduar dje pas shpërthimit të një bombole të gazit në një restorant në Ferizaj,. Për këtij shpërthimi, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë sot se është e domosdoshme që të merren veprime për të mbikëqyrur shfrytëzimin e gazit.
Ai ka thënë se për këtë ai ka biseduar edhe me ministrat që të bëhen kontrolle.
“Më vie keq për rastin që ndodhi dje. Kemi parë që nuk ka qenë rasti i vetëm, edhe në të kaluarën ka ndodhur. Është e domosdoshme të marrim veprimet e nevojshme për të mbikëqyr shfrytëzimin e gazit edhe për industri edhe për qëllime tjera. Kam bërë ditë biseda me ministra përkatës për të parë një proces të mbikëqyrjes së licencimit të mënyrës së shfrytëzimit të gazit për çfarëdo qëllimi”, ka thënë ai.
Ndërsa, Hoti është shprehur se institucionet shëndetësore dje kanë ofruar shërbimet shëndetësore të nevojshme për gjithë personat e lënduar.
Detajet
Publikuar
6 Janar 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
134
Fjalë
190