
Mediat botërore raportojnë se Venediku është duke u bërë gati për përmbysjet më të mëdha, kurse në rrjetet sociale është duke u shpërndarë në masë të madhe një video të filmuar brenda një restoranti në Venedik, ku nga përmbysjet kamerierët janë detyruar të mbathin çizme.
Derisa rrugët janë bllokuar nga uji e shkollat janë mbyllur, qyteti është duke u bërë gati për përmbysjet më të mëdha që nga ato të vitit 1979, transmeton Telegrafi.
Por, këto fakte nuk i kanë ndalur qytetarët që të vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe kështu edhe manxhmenti i një restoranti i ka urdhëruar kamerierët të mbathin çizme derisa u shërbejnë klientëve.
Në videon e postuar më poshtë, kamerierët që kanë veshur çizme shihen duke shërbyer picat, kurse mysafirët që vizitojnë lokalin e tyre i pajisin me qese të najlonit që i mbathin në vend të këpucëve, me qëllim që të mos u lagen këmbët. /Telegrafi/