Artistët e rinj Emi dhe Kola, javën e kaluar prezantuan për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga është ritmike, e zhanrit hip hop dhe RnB.
Muzika është punuar nga vet Emi, gjersa tekstin e kanë shkruar Emi dhe Kola.
Kjo këngë është publikuar në kanalin YouTube në versionin audio me tekst.
Emi si artist i ri ka të publikuara disa këngë në tregun muzikor, këngë të cilat janë pritur mirë nga publiku.
I njëjti është bërë një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/
[embedded content]