w 20 560x416 - Pensionisti dhuron para nga pensioni i tij për të ndihmuar të lënduarit në Ferizaj (FOTO)

Një shpërthim i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj la të lënduar mbi 40 persona, 6 prej të cilëve shumë rëndë, të cilët u dërguan jashtë shtetit për shërim.

Pas këtij rasti, u iniciua një aksion për mbledhjen e të hollave për t’i ndihmuar familjet e të lënduarve, sidomos atyre që ishin në gjendje të rëndë.

Në këtë aksion, qytetarët dhanë mjete financiare aq sa kishin mundësi.

Se kosovarët janë solidarë, e tregoi edhe një gjestë i një pensionisti, i cili nga pensioni i tij i vogël ndau një shumë të mjeteve për të ndihmuar të lënduarit.

Lëxues të Insajderit kanë dërguar fotografi ku shihet pensionisti teksa ndan një pjesë të mjeteve të tij financiare në aksionin e nisur në qytetin e Ferizajt.

Pensionisti - Pensionisti dhuron para nga pensioni i tij për të ndihmuar të lënduarit në Ferizaj (FOTO)

Pnesionisti - Pensionisti dhuron para nga pensioni i tij për të ndihmuar të lënduarit në Ferizaj (FOTO)