Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se Kuvendi Komunal e ka miratuar buxhetin për vitin 2019.
“Çdo muaj i qeverisjes sime Ferizajt i solli mbi 10 milionë euro investime, vazhdimin e së cilës e garanton kurrizi i fortë mbi të cilin jemi mbështetur”, ka vlerësuar Aliu.
Postimi i Aliut në Facebook:
Kuvendi i Komunës kaloi buxhetin për vitin 2019. Ndonëse i varfër në kuptimin e investimeve kapitale, bashkë me mbështetjen nga niveli qendror edhe ky buxhet adreson pikërisht prioritetin e qeverisjes sime – ngritjen e mirëqenies së qytetarëve ferizajas.
Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës si asnjëherë më parë kanë mbështetur Ferizajn me projekte të ndryshme zhvillimore që afrohen në vlerën e 100milionëshe.
Çdo muaj i qeverisjes sime Ferizajt i solli mbi 10 milionë euro investime, vazhdimin e së cilës e garanton kurrizi i fortë mbi të cilin jemi mbështetur
– Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Po hyjmë në 2019 me buxhet modest por me miq produktiv të Ferizajt dhe investime transformuese për jetën e qytetarëve tanë.