auto auto auto policia e kosoves 765x510 11497862231157624440315810921611 560x416 - Për dy javë, katër të arrestuar në Ferizaj për shpërfillje të rregullave në kohë pandemie

Ekipet e Policisë së Kosovës në Komunën e Ferizajt vazhdimisht po qëndrojnë në terren duke i dhënë qytetarëve këshilla dhe vërejtje për ta respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në këtë periudhë të pandemisë së virusit COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë në Ferizaj janë arrestuar katër qytetarë për shpërfillje të rregullave dhe rekomandimeve.

Ndërkaq, sipas raporteve të Policisë së Kosovës në Ferizaj më së shumti rregullat janë respektuar nga bizneset derisa ndaj tyre nuk është hapur asnjë rast për mosrespektim të vendimit të Qeverisës së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë sipas raporteve, Policia e Kosovës në Ferizaj ka këshilluar 50 qytetarë për ta respektuar orën policore, pastaj i janë dhënë 41 vërejtje qytetarëve për mosrespektim të orës policore.

Nëpërmjet statistikave për periudhën e pandemisë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Ferizajt Agim Gashi, ka thënë për Kohën se në këto tabela janë përfshirë disa të dhëna të Policisë lidhur me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

“Janë iniciuar 15 raste për mospërfillje të orës policore, kemi hasur në 52 vetura gjatë orës policore, të arrestuar kemi katër persona gjatë kësaj periudhe, të ndaluar në qendrën e mbajtjes kemi një person, kemi hasur në 20 persona gjatë orës policore dhe kemi zero raste të hapura ndaj bizneseve”, ka thënë Gashi nëpërmjet statistikave.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe gazetarët për bashkëpunim dhe Informim të qytetarëve lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës e cila është duke u angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave dhe obligimeve e me qëllim që t’i tejkalojnë së bashku me popullin këto ditë.


www.foxshop-ks.com