Loading...

Pas periudhës së izolimit nga Covis 19 në komunën e Ferizajt janë regjistruar 23 raste të dhunës në familje ndërmjet çifteve bashkëshortore, në të cilat ka intervenuar edhe Qendra për Punë Sociale. Sipas statistikave të regjistruara në këtë institucion çiftet që kanë përdorur dhunë ndërmjet vete janë kryesisht të rinj.

Adelina Rexhepi-Braha, udhëheqëse e Shërbimeve Sociale në QPS të Ferizajt, ka thënë për KOHËN se të gjitha këto raste janë regjistruar pas lirimit të izolimit nga pandemia. Sipas saj, rastet e dhunës janë në rritje, andaj zyrtarët socialë vazhdimisht po intervenojnë në kohë dhe në mënyrë profesionale, duke stabilizuar situatën në shumicën e rasteve. “Këto raste kanë pasur nevojë për shërbime sociale, pra kanë qenë kryesisht raste të reja dhe çifte të reja bashkëshortore. Kjo ka rrjedhë si pasojë e izolimit nga pandemia, andaj është shumë me rëndësi bashkëbisedimi ndërmjet çifteve bashkëshortore, sepse shumica e tyre nuk e kanë “njohur” njëri-tjetrin dhe ky është shkaktari kryesor i “çrregullimeve martesore”, ka thënë Braha. Sipas saj, për të gjitha rastet janë dhënë shërbime psiko-sociale, pasi që ky institucion ka një staf profesional të të gjitha fushave.

“Prej këtyre kemi raste që fatmirësisht janë rikthyer për bashkëjetesë, por kemi edhe raste të ndarjes së bashkëshortëve”, ka shtuar Braha. Sipas saj dhuna në familje dhe ndarja e bashkëshortëve ndikon në mënyrë negative edhe te fëmijët, të cilët në të ardhmen mund të marrin rrugë të këqija. “Fatkeqësisht çiftet bashkëshortore nuk i parapërgatitin fëmijët për divorc, andaj shumica e çifteve i përdorin fëmijët e tyre për hakmarrje, ndërkohë pas rritjes së fëmijëve vërehen këto shenja negative, sepse ata fëmijë do të jenë raste asociale, sjellje delikuente, përdorues të narkotikëve, lënie e shkollës etj”, ka thënë Braha.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.