auto dhuna 620x33015358822611 560x416 - Për tetë muaj 54 raste të dhunës në familje në Ferizaj

Gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në Stacionin e Policisë në Ferizaj janë regjistruar 54 raste të dhunës në familje, ndërkaq në total janë të përfshirë gjithsejtë 106 persona, ku përshihen ankuesit, viktimat dhe të dyshuarit.

Kryesisht viktima të dhunës vazhdon të jetë gjinia femërore.

Për këtë shkak, Komuna e Ferizajt ka planifikuar që gjatë muajit tetor dhe nëntor ta nisë një fushatë vetëdijesuese dhe sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje.

Ky institucion tashmë ka të përzgjedhur edhe anëtarët e një mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje.

Kryetari i këtij mekanizmi, Naim Ferati, njëherësh nënkryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se tashmë kanë formuar ekipin për ta nisur një fushatë sensibilizuese kundër dhunës në familje.


www.foxshop-ks.com