Për vrasjen në Ferizaj, policia arreston katër persona
Redaksia
Ferizaj24
6 Shtator 2020
1 min lexim
142 vizita
Të premten më 4 shtator një i ri në Ferizaj u vra.
Policia përmes një njoftimi tregon se për vrasjen e të riut në Ferizaj u arrestuan katër persona të dyshuar meshkuj.
Sipas policisë të katër të dyshuarit pas intervistimit u dërguan në mbajtje për 48 orë.
Vrasja ndodhi të premten në rrugën 12 Qershori.
Ky është njoftimi i plotë nga Policia:
VRASJE NË BASHKËKRYERJE
Rr. 12 Qershri, Ferizaj 04.09.2020-20:08. Lidhur me rastin me datën 05.09.2020 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Detajet
Publikuar
6 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
142
Fjalë
108